Ndonëse, furnizimi me energji ngrohëse, sipas afatit të zakonshëm do të duhej të përfundonte sot, pasi është monitoruar lëvizja e temperaturave minimale ditëve të fundit si dhe pasi janë analizuar parashikimet meteorologjike për një përkeqësim të motit ditëve të ardhshme, NP “Termokos” bën të ditur që furnizimi me ngrohje do të vazhdojë edhe për disa ditë.
“Në përpjekje për të përmbushur misionin tonë, që të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët, kjo zgjatje e sezonit ngrohës është bërë në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe me KEK-un. Ndërkohë, që është në harmoni të plotë edhe me aktet ligjore në fuqi, sipas të cilave në rastet e temperaturave të paqëndrueshme mund të vazhdojmë me furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për aq kohë sa do të ketë nevojë”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se përfundimi i sezonit ngrohës 2021/2022, përkatësisht vazhdimi i furnizimit me ngrohje, do të varet nga lëvizja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim./arbresh.info/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...