“Termokos” gjatë ditës së djeshme ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e energjisë ngrohëse dhe si rrjedhojë, tanimë konsumatorët kanë mundur të ndjejnë ngrohjen nëpër banesat e tyre.
Sipas Termokosit, paraprakisht departamentet përkatëse kanë përcjellë lëvizjen e temperaturave të ajrit dhe varësisht nga lëvizja e tyre do t’ua përshtatim edhe furnizimin me ngrohje.
“Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më të suksesshëm në përmbushjen e misionit tonë, për të modernizuar shërbimet tona, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë atyre konsumatorëve, që nuk kanë kryer obligimet, që kanë ndaj “Termokos”-it, të shlyejnë borxhet e mbetura në mënyrë që të kenë ngrohje gjatë gjithë sezonit ngrohës”, thuhet në një komunikatë të Termokos-it.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...