Termocentrali “Kosova e Re” do të “shtrydhë” buxhetet familjare të kosovarëve

12:27 | 11 Janar 2016
M. A.

Termocentrali i propozuar “Kosova e Re” ka gjasa t’i rritë çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për 50 për qind si dhe do të dëmtoj ekonominë në vend. Kështu u tha sot një konferencë për media të organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim te Qëndrueshëm (KOSID)

“Termocentrali Kosova e Re është një hap social dhe financiar prapa për Kosovën” tha Tom Sanzillo, drejtor i financave i IEEFA-së dhe bashkautorë i raportit me David Schlissel, drejtor për analiza dhe planifikim të resurseve.

Edhe koordinatori i KOSID-it Visar Azemi tha se projekti do të bëj dëm të madh. “Ai do të shtrydhë buxhetet familjare të kosovarëve të çdo grupi të të ardhurave, duke shndërruar energjinë elektrike në luks për shumëkënd”, tha Azemi duke shtuar se ai përbën një kërcenim serioz për shëndetin ekonomik dhe fiskal të shtetit.

Raporti konsideron se ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re e tejkalon shumë koston e parashikuar të qeverisë prej 1.0 miliardë eurosh.

“Kosovarët paguajnë shumë për energjinë elektrike. Ky termocentral do të jetë veçanërisht i dëmshëm për familjet me të ardhura të ulëta. Duke i detyruar njerëzit të zgjedhin ndërmjet pagesës për energjinë elektrike, ngrënies dhe të qenit në gjendje të blejnë gjerat e tyre të domosdoshme” tha me tej Sanzillo.

Si përfundim gjatë kësaj konference u tha se Kosova ka alternativa ndaj ndërtimit të termocentralit të panevojshëm me një çmim kaq të paarsyeshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale