Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka folur për bisedimet për koalicion në mes të LDK-së e LV-së.
Ajo e ka quajtur absurde mënyrën e komunikimit të liderit të LV-së, me video mesazhe, teksa ka thënë se kjo tregon shumë për mendësinë e tij politike.
“Është absurd kjo mënyrë e komunikimeve e Albin Kurtin me LDK-në sepse të paraqitesh para opinionit tregon shumë për mendësinë e tij politike. Nuk e di pse ka arsye me u mshef, LDK është këtu nuk jemi në shtet tjetër”, thotë ajo.
Tërmkolli shton se Albin Kurti mund të ketë qëllim mos të arrihet marrëveshja me LDK-në.
“Sa i përket qëllimeve natyrisht se sot janë pak ma të qarta me rastin e nominimeve sepse sot së paku kemi një afat, a është e mirë mendoj që është gabimi tjetër në hapa i Albin Kurtit, nuk e di ndoshta e ka si qëllim për mos me mbërri marrëveshjen, me sa po shihet e ka një synim të tillë. Do të kishte kuptim nominimi në rast të arritjes së një marrëveshje, në këtë situatë, kur nuk ka marrëveshje, nominimi një far lloj përpjekje e vazhdueshme e LV-së jo në garë për marrëveshje, por, kujt do t’i mbetet faji. Albin Kurti nuk ka bo kurrgjë për me mrri marrëveshje, krejt çka ka bë u kanë për mos me mbërri marrëveshje”, shton ajo.
Sipas Tërmkollit, LV është fituese e zgjedhjeve në mënyrë shumë minimale.
“Kush je ti me i dhanë LDK-së ose me i marrë diçka? Është fitues i zgjedhjeve në mënyrë shumë minimale. LDK nuk po kërkon shumë po kërkon një barasvlerë të pushtetit, dhe oferta ose më në fund ajo propozimi i LDK-së për një baraspeshim është në harmoni të plotë me rezultatin e zgjedhjeve, përveç nëse Albin Kurti bën diferencime”, tha tutje.
Ajo ka shtuar se kjo reflekton paaftësinë e tij për të formuar qeverinë.
“Ka tregu më shumë paaftësi për me formu qeverinë, aftësia është me mbërri një koalicion me LDK-në, madje në situatën ku jemi përveç LDK-së që do të duhej me pas sjellje të tilla politike do të duhej edhe me të tjerët, jemi në një situatë të tillë ku do të na duhej një konsensus i madh politik. Ne do të përballemi me bisedimet me Serbinë për të arritur një marrëveshje finale.
Do të duhej me ul krytë secili me u bo të mençëm, me shkelë me kam në tokë me ju referu qytetarëve e partnerëve sikur e kanë prek zotin me dorë, Albini e Vetëvendosja, këto janë sjellje shumë të çuditshme”, thotë ajo në emisionin Frontal në T7./GazetaExpress/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...