Derisa deputetët diskutonin për Projektligjin për Festa Zyrtare, deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli në emër të grupit parlamentar të LDK-së tha se subjekti i saj përkrah këtë projektligj, ndonëse pati vërejtje në mënyrën se si po ndryshohen projektligjet, duke thënë se pak po ndryshohet në substancën e tyre.
Ajo madje tha se derisa ishte ministre vite më parë kishte qenë ajo që kishte kërkuar që ky ligj të hyjë në kuadrin e Festave Zyrtare por se kjo ishte hequr. Tërmkolli madje iu tregoi deputetëve se ajo di të bëjë dallimin në mes të 28 Nëntorit ditës së Flamurit, dhe 29 nëntorit Ditës së Çlirimit.
Me ligjin aktual për Festat Zyrtare, 28 Nëntori nuk është festë zyrtare e Kosovës, edhe pse në këtë ditë institucionet dhe shkollat e kanë ditë pushimi.
Me ligj 28 Nëntori është vetëm ditë e shënuar./Arbresh.info/
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...