Kroacia u godit nga një tërmet 6.4 ballësh në mesditën e sotme.
Epiqendra e tërmetit ishte Zagrebi saktësisht qyteti i Petrinjës, kështu bën të ditur për arbresh.info, Idriz Sylejmani kandidat për deputet në Kroaci.
“Epiqendra e tërmetit ka qenë Zagrebi pra qyteti i Petrinjës, ky tërmet ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe gjysma e qyteti është shkatërruar”, është shprehur Sylejmani.
Ndërsa sa i përket viktimave Sylejmani thotë se fatmirësisht shqiptarë të vdekur nga ky tërmet nuk janë raportuar.
“ Të vdekur shqiptarë nuk ka, të paktën ende nuk është raportuar”
Kurse pas konfirmimit për vdekjen e një vajze të moshës se re, tanimë është konfirmuar edhe për katër viktima të tjera.
“Pas lajmërimit për vdekjen e një vajze, më tutje është raportuar edhe për katër viktima të tjera”, tha Sylejmani për arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...