“Tërheqja e AAK-së nga Kuvendi mendoj që është pak e ngutshme, pasi nuk ka një agjendë përpara të shkruar, nuk ka pasur arsye të tërhiqej”, ka thënë Petrit Zogaj, drejtues i Lëvizjes FOL, në Info Magazine.
Por, Zogaj deklaroi se megjithatë, Opozita ashtu sic ka thënë, është e bashkuar në dy çështjet kryesore – Asociacionin dhe Demarkacionin – dhe betejën politike e ka fituar.
“Opozita e ka pasur një deklaratë diku nga shtatori ku ka thënë në dy çështje do të jemi bashkë. Nuk është e vërtet që opozita i ka humbur të gjitha betejat, opozita e ka fituar një betejë një proces gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese për Asociacionin”.
“Opozita e ka fituar betejën politike, opozita nuk nënshkruan as marrëveshje, as dekrete politike nuk është në domenin e saj, opozita e ka bërë kundërshtimin e tij”, ka thënë Zogaj.
Sipas Zogajt, përcjellës i ngjarjeve politike në Kosovë, “qëllimi i Haradinajt është ta thellojë krizën dhe potencialisht të arrij ndonjë rezultat, por tërheqja e vetme e AAK-së nuk mund ta bëjë këtë”.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...