Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B në kohëzgjatje prej një muaji, nën dyshimin se ata me qëllim që t’i bashkohen konfliktit të armatosur dhe inkuadrimit në kuadër të grupeve terroriste në Siri dhe Irak.
Sipas njoftimit të Gjykatës, dy të pandehurit më 25.07 të këtij viti, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pikëkalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe më 28.07, forcat e sigurisë turke gjatë monitorimit të zonës kufitare me Sirinë kanë ndaluar të pandehurit A.D dhe K.B, të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar të hynë në territorin e Sirisë.
“Me këto veprime dyshohet se të pandehurit A.D dhe K.B kanë kryer veprën penale nga neni 3 par.3 të Ligjit 5/L-002 për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të vendit në Tentativë lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme para ushtarake ose para policorë në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës./Arbresh.info/
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...