Një person është arrestuar sot në Klinë, pasi ka tentuar të u jap ryshfet zyrtarëve policorë.
Në njoftim thuhet se patrulla policore ka ndaluar një kamion me targa të huaja të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., shkruan Arbresh.info.
62-vjeçari për ti ikur gjobës kundërvajtëse ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policorë.
“Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...