
Foto: Dogana e Kosovës
Me produkte farmaceutike e kozmetike në vlerë rreth 3 mijë e 300 euro një person kishte tentuar t’i shmangej pikës së kontrollit në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë, në Vermicë, derisa po hynte në territorin e Kosovës.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në momentin e ndalimit, personi kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim.
“Megjithatë, gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, të ndara në disa pako pa fatura dhe dokumentacion përkatës. Mallrat e padeklaruara përfshijnë produkte kozmetike dhe estetike, si dhe produkte farmaceutike si: Kremra për kujdes të lëkurës, serume, peeling dhe tonera, solucione për trajtime dermo-estetike, filler për buzë dhe fytyrë, pajisje për microneedling dhe derma roller, vitamina dhe suplemente (Vitamin D3, Devit, Feroven), solucione injektuese të ndryshme, produkte për trajtim të flokëve. Shuma totale e mallrave arrin vlerën prej rreth 3,300 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Tutje bëhet e ditur se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas nenit 244 te Kodit doganor dhe të Akcizës së Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar dhe zbatimin e ligjit për të parandaluar kontrabandën dhe shmangien nga detyrimet doganore”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...