Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti ka tentuar ta vrasë të fejuarën e tij, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga mjeti i mprehtë, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar thika e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Fushë Kosovë / 29.11.2025-07:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën f/k, e cila dyshohet se kishte pësuar lëndime me mjete të mprehta. Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari m/k-i fejuari i saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit