Një tentimvrasje ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje një burrë ka sulmuar një burrë tjetër, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet gjithashtu se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes.
Rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 08.01.2020-21:00. Me 09.01.2020 është raportuar se i dyshuari , mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...