Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të hënën mbrëma në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dyshuari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimë, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë.
Skenderaj 09.03.2026, 21:03. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor./Arbresh.info
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...