Një person ka raportuar se derisa ishte në automjetin e tij, persona të panjohur me veturën në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin.
Sipas njoftimit, përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.
“TENTIM VRASJE Prishtinë / 14.08.2024-02:30-03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.” , thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti në procedurë hetimore. /Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?