Tentim vrasje në Podujevë

10:26 | 6 Gusht 2022
Vjollca Gajraku

Një person është plagosur me armë zjarri në Podujevë, njofton Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal rreth orës 02:30 min thuhet në njoftim.

Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme