Një zyrtar policor jashtë detyrës në Pejë është sulmuar fizikisht nga pesë persona.
Sipas policisë njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri.
Në njoftimin nga policia bëhet e ditur se katër nga të dyshuarit gjendet në arrati.
“Rr. Mikel Marku, Pejë 29.01.2025, 14:52. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...