Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi kishte tentuar ta vriste një person.
Viktima ka arritur ta largonte armën, por kishte shkrepur.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RAPORTI
Ferizaj 01.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimës mashkull kosovar. Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...