Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë. Një person ka shtënë katër herë me armë zjarri ndaj një personi tjetër, por që fatmirësisht viktima ka shpëtuar.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është plagosur në këmbë, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar katër gëzhoja të fishekëve, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...