Rreth orës 21:05, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, situata ka eskaluar në konflikt fizik në Partesh. Dy të dyshuarit, janë përfshirë në përleshje ku dyshohet se janë përdorë edhe kaçavida.
Si pasojë e incidentit, të dy kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një kaçavidë, e cila dyshohet të jetë përdorur si mjet në kryerjen e veprës penale.
Të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën mbikëqyrje të zyrtarëve policorë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Partesh / 15.12.2025-21:05. Pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Dy të dyshuarit janë dërguar në spital dhe gjenden nën masën e ndalimit policor dhe nën mbikëqyrje e zyrtarëve policor”, thuhet në raport./Arbresh.info
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur