Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur benzinë zjarrit të krijuar në tre komunat veriore të Kosovës.
Siç raportojnë mediet serbe, ai ka ngritur gatishmërinë ushtarake të Forcave të Armatosura të Shtetit serb.
Serbët atje sot e kanë djegur një veturë të Policisë së Kosovës, teksa ka pasur edhe të shtëna me armë dhe hedhje të gazit lotsjellës.
Gjatë ditës pati përleshje të Policisë dhe protestuesve në Zveçan të cilët bllokuan hyrjen e objektit të komunës./Arbresh.info
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...