Banorët e fshatit Sopanicë të Kaçanikut janë duke e kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.
Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar të sulmojnë drejtuesin e ekskavatori, të kompanisë ndërtuese.
Këtë e bëri të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha për Arbresh.info se rreth 20 persona në këtë zonë janë duke protestuar lidhur me pakënaqësitë e ndërtimit të hidrocentralit që është duke u ndërtuar.

“Sot, rreth orës 08:10 kemi pranuar një informacion se në mes të fshatrave Doganaj dhe Soponicë, tek ura e lumit Lepenc, ka filluar një protestë rreth 20 persona nga banorët e zonës ,lidhur me pakënaqësinë e ndërtimit të një hidrocentrali që është duke u ndërtuar. Policët e stacionit të Kaçanikut janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën”, u shpreh Veseli.
“Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar të sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit të komanisë ndërtuese, mirëpo kanë intervenuar policia, situata është nën kontroll dhe po merren veprimet policore”. /Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...