Ministria e Financave dhe Transefereve, po mendon të blejë, sistemin e klimatizimit (klimave Industriale), sistemin e UPS-ëve, furnizimin me rrymë, sistemin e sigurisë, sistemin e fikjes së zjarrit dhe të gjitha elementeve të tjera përcjellëse që duhet ti ketë një dataqendër.
E kjo kontratë parashihet të kap vlerën e 105 mijë eurove.
Arbresh.info, ka kontaktuar me Ministrinë e Financave dhe Transefereve, se çka përmban kjo kontratë, e emëruar si “Mirëmbajtja e Qendrës së të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Kjo ministri është përgjigjur se “Qendra e të dhënave është pronë e përbashkët e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
“Qendra e të dhënave është pronë e përbashkët e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e saj.
Po ashtu, kjo ministri deklarohet se Në dataqendër janë të gjitha pajisjet e TI-së, të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës dhe të gjitha sistemet financiare.
“Mirëmbajtja e dataqendrës përfshinë të gjithë infrastrukturën në data qendër si: sistemin e klimatizimit (klimave Industriale), sistemin e UPS-ëve, furnizimin me rrymë, sistemin e sigurisë, sistemin e fikjes së zjarrit dhe të gjitha elementeve të tjera përcjellëse që duhet t’i ketë një data qendër”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Qendra e të dhënave administrohet nga Departamenti i TI-së përkatësisht Divizioni i Infrastrukturës, thuhet tutje nga Ministria e Financave dhe Transefereve./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...