Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Duke shpërndarë vendimin e marrë nga MPB-ja, Sveçla thotë se ndalimi vlen për të gjitha llojet e zjarreve, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjen e fishekzjarrëve, shkruan IndeksOnline.
“Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij” deklaroi Sveçla.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Duke marrë parasysh rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta dhe thatësia, si dhe për të parandaluar dëmtimet në mjedis, pasuritë private e publike dhe sigurinë e qytetarëve, sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarreve.
Në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, ju lutemi të lajmëroni menjëherë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192./Arbresh.info

Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...