Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u bërë apel qytetarëve të mbrojnë grupet më të ndjeshme dhe të njohin shenjat paralajmëruese të rrezikut nga vapa.
Përmes një njoftimi sensibilizues, IKShPK u kërkoi qytetarëve që të kontaktojnë të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm ose kalojnë pjesën më të madhe të kohës të izoluar, për t’u siguruar se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, institucioni rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë vetëm në veturë të parkuar, pasi temperaturat brenda automjetit mund të rriten shumë shpejt dhe të paraqesin rrezik serioz për jetën.
IKShPK bën thirrje edhe për kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia. Nëse një person përjeton marramendje, të përziera, konfuzion ose djersitje të tepërt, duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...