Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë pranveror, me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar dhe ka potencial për disa riga ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Temperaturat do të jenë pranverore. Minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të jenë të larta pranverore. Në përgjithësi pritet ditë me diell, por vranësira mund të ketë përreth viseve malore më të theksuara në Mal të Zi.
Të mërkurën po ashtu pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme për shkak të arritjes së një mase të ftohtë ajrore direkt nga verilindja e Kontinentit. Mëngjesi pritet të ketë vranësira më të theksuara me mundësi për ndonjë reshje të izoluar. Fatkeqësisht natën në të enjten në disa rajone mund të ketë ngrica, por të shpresojmë që dëmet të jenë të pakta.
Ndjeshëm më ftohtë do të jetë edhe të enjten dhe të premten kur pritet të kemi intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta me mundësi për reshje lokale shiu, shqote e bore. Reshjet do të jenë të pakta dhe kryesisht afatshkurtra, kurse gjatë netëve në disa rajone fatkeqësisht mund të ketë ngrica nëse nata do të jetë e plotësisht e kthjellët./MeteoBallkan
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë