Telekomi i Kosovës nuk ka para për të paguar obligimin financiar prej 24.6 milionë eurove ndaj kompanisë Dardafon.net, rrjedhimisht rrezikon të falimentojë në rast të mos ndërhyrjes nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Gjendja brenda ndërmarrjes është alarmante derisa rrezikohet që 3 mijë e 500 punëtorë të mbesin pa paga.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë gjithashtu se në ndërmarrje kohët e fundit nuk ka pas punësime të reja.
Ai ka shtuar edhe se për shkak të gjendjes jo të mirë financiare kanë ndërprerë edhe sponsorizimet.
“Fatmirësisht mund të them se nuk ka punësime të reja në Telekom qe një kohë të gjatë, sigurt që mua më vjen keq prej mediave që kemi pas kontrata për sponsorizime, por që i kemi ndalë për shkak të gjendjes së rëndë që e kemi”, ka thënë ai.

Balaj ka shtuar se në ndërmarrje nuk ka pasur investime për gjashtë vjet radhazi.
“Ne jemi duke operuar në një gjendje të rëndë. Nuk ka investime qe gjashtë vite në ndërmarrjen publike, nuk ka të hyra qysh ka pas edhe në të kaluarën, është keq menaxhimi që e ka pru në këtë gjendje Telekomin e Kosovës”, ka shtuar ai.
Ndërsa sipas tij të hyrat e ndërmarrjes janë jashtëzakonisht të ulëta sidomos pas pandemisë dhe nuk mundësojnë të bëhet asnjë pagesë.
Ndryshe arbresh.info të mërkurën ka raportuar se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare.
“I janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, kjo ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë”, kishte thënë një burim brenda ndërmarrjes.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrja teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të gjeni të plotë intervistën me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj. /arbresh.info/
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...