Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare për shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në kuvend, për periudhën tetor–dhjetor 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 ka shpenzuar gjithsej 1 milion e 263 mijë e 372 euro.
Nga 550 mijë e 799 euro sa kishte buxhet për tremujorin e katër të vitit 2025, LVV-ja ka shpenzuar 1 milion e 263 mijë e 372 euro.
Nga ky total, 219 mijë e 726 euro janë shpenzuar për paga, ndërsa për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 1 milion e 33 mijë e 207 euro.
Po ashtu, shpenzimet për udhëtime brenda vendit kapin vlerën prej 21 mijë e 915 eurosh, ndërsa për shërbime të telekomunikimit janë shpenzuar 18 mijë e 603 euro.
Në raport përfshihen edhe shpenzimet për furnizim me ushqim dhe pije, të cilat arrijnë në 272 mijë e 483 euro, si edhe shpenzimet për karburante për vetura, në vlerë prej 91 mijë e 701 euro.
Ndëkaq shpenzime të marketingut janë gjithsej 311 mijë e 115 euro.


Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...