Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.
Vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...
KGJK me mungesë gjyqtarësh, sfidë mbetet buxheti i pamjaftue...
Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse
Elezi: Sot KQZ vazhdon numërimin e pjesës tjetër nga votimi ...
Mot i vranët dhe me shi