Policia e Kosovës ka gjobitur me 150 euro një person në rrugën Gjilan-Prishtinë, pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Në njoftim thuhet se të njëjtit i janë shqiptuar dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalimit të vozitjes në afat prej tre muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj”, njofton Policia./Arbresh.info/

Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor