Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë në fshatin Miresh i Vogël komuna Gjilan.
Kjo informatë, me foto është pranuar falë bashkëpunimit me media.
Policia, e ftoi drejtuesin e mjetit, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar të cilën e pranoi në tersi dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, marrja e lejes së vozitjes si masë mbrojtëse për tre muaj , 150 euro gjobë si dhe dy pikë negative.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 . Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitetin e plotë./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...