Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 15.11.2025 rreth orës 19:40, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, kanë ndaluar shoferin M.S. (37 vjeç), i cili, duke drejtuar veturën VW Golf me targa vendore, ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h.
Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj, pasi ai posedonte patentë shofer të huaj.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Policia do të intensifikojë kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot