Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka bërë me dije se do të organizojnë protestë më datën 1 maj, me fillim nga ora 12:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Qëllimi kryesor i protestës, sipas kësaj iniciative, është zbatimi i Ligjit për Persona me Aftësi të Kufizuara, veçanërisht Ligjit për të Verbër.
“Të pakënaqur nga mos zbatimi i këtij ligji, ne kemi vendosur të protestojmë deri në realizimin e qëllimit tonë. Andaj, ju ftojmë që të na bashkëngjiteni në protestën e tretë me radhë që do të mbahet me datën 01.05.2018 në ora 12:00, para objektit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e IPV-së.
Motoja e protestës është “Ne kemi Dinjitet”, ndërsa kërkesat e tyre janë punësimi dhe zbatimi i Ligjit për të Verbër.
Mbledhja e protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri 11:30, para Bibliotekës Kombëtare.
Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis n...
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...