Federata e Boksit të Kosovës do të vazhdojë me aktivitete e saja.
Organizuar nga FBoxK dhe Klubi i Boksit Peja, të shtunën në “Karagaçi” do të mbahet turneu “Pranvera 2015”.
FBoxK sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përveç boksierëve të Kosovës, pjesë të këtij turneu do të jenë edhe boksierë nga Maqedonia.
“Këto meçe janë të mirëseardhura për boksierët tonë në mënyrë që të kenë sa më shumë duele dhe të fitojnë sa më shumë përvojë që të jenë të gatshëm për turnet e mëdhenj ndërkombëtar që do të zhvillohen këtë vit”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.
Sipas këtij njoftimi, drejtësinë në këtë turne do ta ndajnë gjqytarët: Latif Demolli kryesor, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Agim Tahiraj dhe Fadil Bekteshi. Turneu nis në orën 17:00./Arbesh.info/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...