Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se këtë të shtunë të do të kryhet dezinsektimi hapësinor në qendër të qytetit.
Sipas njoftimit, për këtë proces do të përdoren preparate të sigurta me standarde të Bashkimit Europian.
“Dita e shtunë (18.08.2018) është zgjedhur për dezinsektim nga mushkonjat, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe operative nga ana e DSHPE-së dhe Operatorit Ekonomik, po ashtu sepse parashikimet klimatike për këtë ditë, sigurojnë një mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë këtij procesi të dezinsektimit bëjnë të paefektshëm aksionin”, thuhet në komunikatën e Komunës.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit, për sa paku një orë të kufizohen daljet në hapësirat ku është kryer dezinsektimi si dhe të mbyllen dritaret e shtëpive dhe banesave në mënyrë që të mos futen brenda insektet.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...