Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 12 e 10 në rrugën “Besnik Lajqi” ka pasur të shtëna me armë zjarri ku nga këto të shtëna një person ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.
Sipas Policisë me të marrë informatën ka dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.
“Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet e Policisë kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe Policia është në kërkim të dyshuarit tjetër./Arbresh.info
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin