Policia e Kosovës njofton se me datën 27.12.2024 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Reçak të Shtimës.
Sipas njoftimit për media, policia bëri të ditur se është identifikuar i dyshuari i cili është paraqitur më pas në stacionin policor dhe e ka pranuar se ka përdorur armën e zjarrit, përcjell Arbresh.info.
“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. H (M/K), i moshës 42 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 27.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).
Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin