Dy persona në Rahovec kanë raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe pasi që janë larguar kanë vërejtur që ushqimi i bagëtive ishte kapluar nga zjarri.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Rahovec / 28.08.2024 – 10:35. Dy viktimat meshkuj kosovar, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe pasi që janë larguar, kanë vërejtur se ushqimi i bagëtive ishte kapluar nga zjarri. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...