Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 18:30 në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.
Ajo theksoi se katër persona janë shoqëruar në stacion.
“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve Veriu dhe Qendra kanë arritur që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”, tha Ahmeti.

City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...