Të shtëna me armë në Vushtrri, arrestohet 53-vjeçari

10:54 | 24 Janar 2022

Dje rreth orës 00:09 në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Vushtrri.

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy fishek të pashkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit kaliber. Pas disa veprimeve hetimore policia ka rritur të identifikojë personin e dyshuar”, njofton policia.

Policia ka arrestuar personin B.Xh.,53 vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një arme te gjatë A47 dhe katër fishek.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.Xh.,53 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm””, përfundon njoftimi i policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara