Dy persona janë plagosur në Pejë, pas të shtënave më armë zjarri.
Sipas PK-së rasti ka ndodhur rreth orës 23:25 në rrugën “Sak Fazlija”.
Driton Rugova, zëdhënës i PK-së për rajonin e Pejës, tha për arbresh.info, se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK.
Ai po ashtu bëri të ditur se në këtë rast kanë qenë të përfshirë 9 persona, ku 7 janë arrestuar.
“Njëri nga të plagosurit është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë, kurse i lënduari tjetër për shkak të natyrës së lëndimit është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Policia Kosovës ka arrestuar 7 persona në këtë rast”, ka thënë Rugova për arbresh.info
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...