Të shtëna me armë në një universitet në Gjermani, disa të plagosur

14:36 | 24 Janar 2022

Disa persona u plagosën pasi një person tjetër gjuajti me armë zjarri në Universitetin e Heidelberg në Gjermani.

Sipas informacioneve të para, sulmuesi ka vdekur, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Mediat raportojnë se sulmuesi ka hapur zjarr në një amfiteatër.

Policia tha se sulmuesi qëlloi nga armë me tytë të gjatë dhe konfirmoi se ai më pas kishte vdekur.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, burri është vetëvrarë pas sulmit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara