Të shtëna me armë në ahengje familjare në disa komuna, policia arreston të dyshuarit në pesë raste

11:07 | 3 Gusht 2025
E.H

Së paku pesë raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje familjare janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin ditor të policisë thuhet se një rast ka ndodhur në Prishtinë, dy në Drenas (Gllogoc), një në Gjilan dhe një në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë/02.08.2025–15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 cop gëzhoja. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

“Poklek i Ri, Gllogoc/02.08.2025–19:14. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një ahengu familjar kishte shtënë me armë në ajër. Njësiti policor ka sekuestruar si provë materiale armën me gaz Zoraki 917-T e cal.9mm, dhe karikatori pa fishekë i të njëjtës armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Drenas /02.08.2025–21:45. Raportohet për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Një i dyshuar mashkull kosovar është vetëdorzuar në Stacion policor dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtën me armë me gaz Zoraki 917-T e cal. 9mm. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë, i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.”

“Cërnicë, Gjilan / 02.08.2025-23:40. Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te dy të dyshuar kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin shtënë, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

“Greme, Ferizaj/02.08.2025–13:05 Është arrestuar i dyshuari m/k pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 cop gëzhoja të armës së zjarrit. Nga i dyshuari janë konfiskuar një revole dhe një armë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Policia e Kosovë ka apeluar tek të gjithë qytetarët të shmangin përdorimin dhe posedimin e armëve të zjarrit në përgjithësi, e në veçanti në ceremoni festive, të festojnë me dinjitet dhe maturi, në të kundërtën thonë se do të përballen me ligjin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale