
A man lights a marijuana joint as he participates in the 4/20 protest on Parliament Hill, Monday, April 20, 2015 in Ottawa, Ontario. (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP) MANDATORY CREDIT
Konsumimi i rregullt i marihuanës mund të prekë adoleshentët aq seriozisht sa të përfundojnë tre vjet pas bashkëmoshatarëve të tyre sa i përket zhvillimit të trurit, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Rezultatet e hulumtimit, që përfshinë pothuajse 4.000 fëmijë të shkollave të mesme në Kanada,treguan se kanabisi është më toksik për trurin e të rinjve sesa alkooli.
Përdorimi i vazhdueshëm i drogës ndikoi seriozisht në shkathtësitë themelore të arsyetimit – ndërkohë që kishte një efekt katastrofik mbi vetëkontrollin..
Patricia Conrod, profesoreshë e psikiatrisë, tha se jo vetëm që gjetën se përdoruesit e kanabisit janë të prirur për të performuar më keq se sa ata që nuk përdorin, por edhe se ata nxënës që konsumojnë kanabis panë rezultatet e tyre të përkeqësohen kur përdorimi i drogës u rrit.
“Ne ishim me të vërtetë duke pritur që alkooli të ketë një efekt më të fuqishëm mbi shëndetin e trurit se sa kanabisi, por nuk duket të jetë kështu. Në kushtet e neuro-zhvillimit, tani duket sikur kanabisi mund të jetë një substancë mjaft e rrezikshme për të rinjtë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...