Të rinjtë e forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës organizuan sot aktivitet me moton ‘’Mos na leni mshelë’’.
Ky aktivitet është mbajtur me qëllim të sensibilizimit të institucioneve vendore,dhe atyre ndërkombëtare për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryetari i këtij forumi rinor, Fidan Rekaliu u bëri apel deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’i lënë anash interesat e tyre dhe t’iu japin përparësi interesave të vendit, që t’u mundësojnë të rinjve të Kosovës të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.
‘’Që t’i drejtohen institucioneve vendore në veçanti kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Republikës së Kosovës me qëllim që t’i lënë anash interesat e veta personale dhe t’i qesin interesat personale të vendit që të na mundësojnë neve të rinjve të Kosovës që të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian. Ne edhe njëherë bëjmë apel të deputetët e Republikës së Kosovës që t’i shtyjnë përpara të gjitha vendimet të cilat na mundësojnë neve të rinjve të Republikës së Kosovës që të lëvizim lirshëm’’ tha Rekaliu.

Për të ilustruar këtë aktivitet, të rinjtë e LDK-së kishin vendosur edhe disa karrige në një zonë të rrethuar në të cilën kishin vendosur shenjën ’Ndalohet hyrja pa viza’.

Aktiviteti u mbajt në sheshin ‘’Ibrahim Rugova’’ para Kuvendit të Kosovës.
Të pranishmit në këtë aktivitet mbanin në duar pankarta me moton: ‘’Shteti më i rëndësishëm se pushteti’’.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...