Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është takuar sot me ministrin e drejtësisë Abelard Tahirin dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, raporton arbresh.info
Ai në konferencën për media është pyetur nëse Demarkacioni do të kalojë në Kuvend javën e ardhshme.
Veseli është shprehur optimist në arritjen e një konsensusi për këtë çështje, pasi që dihet se është kusht themelor për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian
”Demarkacioni është kushti themelor për liberalizimin e vizave të qytetarëve, dëshiroj të theksoj para të gjithë qytetarëve tanë, që qeveria e udhëhequr nga kryeministri, kuvendi dhe presidenti janë duke punuar shumë seriozisht në këtë drejtim, ën mënyrë që të kemi sa më shpejt një zgjidhje që këtë kusht që e kemi para vetes të kalojë, do të thotë Demarkacioni të kalojë këtë jemi duke e bërë gjithë bashkërisht me seriozitetin ma të madh, kijeni parasysh që Kosovës i duhet konsensus në çështjen e Demarkacionit dhe jam shumë optimist që bashkërisht mund ta arrijmë këtë”, ka deklaruar kryekuvendari.
Kujtojmë se të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të jetë në agjendë edhe ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1679398612125224/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër