Nesër (e premte) po planifikohet të mbahet një protestë në Tiranë në përkrahje të Kosovës për situata nëpër të cilat po kalon.
“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, është thirrja që po bëhet në rrjet drejtuar qytetarëve, për protestën e nesërme përpara kryeministrisë në ora 19:00.
Kjo nismë është nxitur për ta mbështetur Kosovën, si dhe nga deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për anulimi i mbledhjes së dy qeverive.
Kujtojmë se qëndrimet e Ramës si për propozimin për Asociacionit, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë forcat policore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.
Njoftimin e ka shpërndarë edhe aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj.
“Shihemi nesër! Mos e lini ngritjen e zërit për kombin shqiptar vetëm për në stadium…”, ka shkruar Binaj në Facebook./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit