Të premten, Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të dorëzojë raportin e autopsisë ku tregohen gjetjet dhe shkaqet e vdekjes së dizajnerit, Festim Isufi.
Drejtori i IML-së, Ditor Haliti, ekskluzivisht në një prononcim për Arbresh.info ka bërë të ditur se raporti i autopsisë për rastin e Festim Isufit ka përfunduar dhe në fund të kësaj jave pritet t’u dorëzohet organeve kompetente.
“Mjeku përgjegjës e ka përfunduar raportin, ka mbete vetëm procedura e brendshme e jona të kryhet dhe të dorëzohet. Pra, nuk është dorëzuar ende raport. Do të dorëzohet deri në fund të javës”, tha ai për Arbresh.info.
Lidhur me këtë rast, mediumi Arbresh.info ka dërguar pyetje edhe në adresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë lidhur me atë nëse është intervistuar bashkëshortja e viktimës, Rina Maloku, dhe në çfarë cilësie është intervistuar, por akoma nuk ka marrë përgjigje.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 maj, ditë e premte, në “Rrugën B” të Prishtinës, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij”, ndërsa gruaja e tij u gjet e plagosur nga therja me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se 34-vjeçari ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin, por ka refuzuar të japë më shumë detaje, duke theksuar se kjo mund të dëmtojë rrjedhën e procesit hetimor.
Në njoftimin zyrtar thuhet se është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal për “Hetim mbi vdekjen”, në përpjekje për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Motivet dhe detajet e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
LEXO EDHE:
Mjekësia Ligjore: Ende nuk ka përfunduar raporti për rastin e Festim Isufit
Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua është e plagosur
Mjekësia Ligjore: Ende nuk ka përfunduar raporti për rastin e Festim Isufit
Varroset sot Festim Isufi, i cili dyshohet se vrau veten pas plagosjes së bashkëshortes
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia