Ekspertët u bëjnë thirrje autoriteteve që të shpallin alarmin e kuq dhe të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore në Ballkan. Në Kosovë këtë fundjavë do të rikthehet vapa afrikane ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celsius
Pas disa ditëve të freskëta, në të cilat temperaturat ranë nën 20 shkallë, rajonin e Ballkanit po e pret vala më e fortë e nxehtësisë në këtë verë.
Sipas parashikimeve për fundjavë dhe javën e ardhshme, temperaturat do të ngrihen mbi 40 shkallë të Celsiusit, ndërsa më kritike pritet të jetë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku pritet deri në 44 shkallë.
Në Kosovë të shtunën dhe dielën do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e hënë do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vransira, ku në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia që vransirat, rreth viseve malore të shoqërohen me riga lokale shiu dhe bubullimë
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...