Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve e cila u shënua edhe në Kosovë gjeti të pakënaqur kategorinë e të moshuarit, kategori kjo e cila mbizotëron me 67 përqind të të moshuarve mbi 65 vjet.
Kjo kategori e shoqërisë sipas Nuhi Jerliut nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ndihet e neglizhuar sepse nuk është në fokusin e institucioneve si në aspektin social ashtu edhe në atë socioekonomik, ku sipas tij shumica e të moshuarve thuajse 80 përqind e tyre kanë probleme shëndetësore dhe të cilëve nuk ju mjaftojnë para as për blerjen e barërave.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili mori pjesë në këtë aktivitet tha se kjo kategori është në rritje dhe se ministria të cilin ai e zotëron është duke e ndihmuar këtë kategori duke dal në mbrojtje si dhe duke siguruar legjislacion të sigurimit të shërbimeve shëndetësore falas.
Të pakënaqur ishin edhe shoqata e pensionistëve “Dita Jeta”. Kryetarja e kësaj shoqate, Ramize Pireva tha se ata kërkojnë më shumë mbështetje nga ministria.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...