Të mërkurën, në sheshin “Zahir Pajaziti”, sërish do të protestohet kundër zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë.
Përmes kësaj proteste, organizatorët, të cilët i ftojnë të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës, do të kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi si dhe procesin e Vettingut si deh kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesit. Protestën do të fillojë nga ora 18:00. “
Protesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJ në Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti – jemi Ne”, thuhet në njoftim.
Organizatorët po ashtu bëjnë të ditur se synojnë që protestat e radhës të mbahen njëkohësisht në të gjitha qytetet në sheshet qendrore.
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare